×
  • Lajme
  • Aktuale

    Skandali i Bislimit-Valon Syla: Rrenca, llaskuca

    Insajderi
    10 March 2022 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge e ka demantuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi i cili pas takimit me të, në Twitter kishte shkruar se Berge ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

    Ky demantim i Berge ndaj Bislimit ka ngjallur reagime të shumta, një ndër personat që ka reaguar është edhe gazetari Valon Syla.

    Syla në një status në facebook e ka quajtur gënjeshtar zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimin dhe ka kërkuar dorëheqje sepse kjo sipas tij po ulë kredibilietin e Kosovës.

    “Hej, çunu e kapini përzini këta rrenca të diplomacisë. Kur humb fjala, humb kredibiliteti. Ju sikur me pasë mision me bo Kosovën horrë. Qysh rren ashiqare ky Bislimi. Na degraduat more të paaftë, more rrenca. Llaskuca… Dorëheqje, ecni hupni se interesi kombëtar dhe kredibiliteti i Kosovës është në pytje këtu”, ka shkruar Syla.

    Ndryshe Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge ka thënë se fatkeqësisht, përshkrimi i Bislimit nuk përputhet me atë që ka deklaruar në takim lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    “Ky fatkeqësisht, nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me aplikimin e mundshëm për Këshill të Evropës”, ka shkruar Berge si reagim për zv.kryeminstrin kosovar.

    Ky reagim ka ardhur pasi Bislimi në njoftimin e djeshëm në llogarinë e tij zyrtare në “tëitter” ka thënë se gjatë qëndrimit në Strasburg ka takuar Bergen e i cili ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    “Kënaqësi ta takoj Bjorn Berge përgjatë qëndrimit tim në Strasburg, i cili mirëpriti iniciativën e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Diskutimi ynë u përqendrua edhe në theksimin e progresit të lavdëruar të Kosovës, reformave dhe harmonizimit me vlerat evropiane dhe politikat e jashtme”, kishte shkruar Bislimi dje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark