Skandali i Gjykatës në Prishtinë | Vajza e të akuzuarit për fajde e shtytje në vetëvrasje angazhohet si praktikante - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandali i Gjykatës në Prishtinë | Vajza e të akuzuarit për fajde e shtytje në vetëvrasje angazhohet si praktikante

    Insajderi
    24 December 2024 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një skandal ka ndodhur në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Albiona Tasholli, vajza e e të akuzuarit për fajde dhe shtytje në vetëvrasje, Skënder Tashollit është angazhuar si praktikante në këtë gjykatë.

    Sipas informacionit të siguruar nga Gazeta Insajderi, ajo ka filluar praktikën disa javë më parë, por Gjykata nuk ka dhënë asnjë sqarim në lidhje me këtë angazhim, duke mos komentuar as mënyrën e angazhimit dhe as nëse pas ngritjes së pyetjeve praktika e saj është ndërprerë.

    Gazeta Insajderi ka kërkuar nga Gjykata informacion në lidhje me procedurat që janë ndjekur për angazhimin e Albiona Tashollit si praktikante, dhe po ashtu ka pyetur nëse është marrë parasysh fakti që babai i saj, Skënder Tasholli, është nën akuzë për fajde dhe shtytje në vetëvrasje.

    Megjithatë, nuk ka marrë përgjigje.

    Gazeta ka kontaktuar gjithashtu vetë Albiona Tashollin për të marrë shpjegime lidhur me këtë çështje, por ajo nuk ka ofruar asnjë përgjigje.

    Për çka akuzohen familjarët e Albiona Tashollit?

    Me 14 maj të këtij viti, një rast tronditës ndodhi në Çagllavicë, ku një i ri dyshohej se kishte vrarë vetën. Babë e bir, Skënder dhe Albion Tasholli, dyshohej se e kishin shtyrë 38-vjeçarin B. Salihu drejt vdekjes.

    Të dyshuarit ishin arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ishin dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin se kishin kryer veprën penale “shtytje në vetëvrasje”.

    Lidhur me rastin pati ka reaguar vajza e Skënderit, Albiona Tasholli njëherit asambleiste e LDK-së.

    Ajo deklaronte se ishte e bindur për pafajësinë e babait dhe vëllait të saj.

    “Edhe pse gjendja e fundit është shqetësuese, jam PLOTËSISË I BENDUR PËR PAFËJSHJEN E PRINDIT DHE TË VËLLAIT TIM. Ne jemi të pastër para Zotit dhe do ta dëshmojmë pafajësinë tonë edhe para ligjit. E vërteta padyshim do të dalë në shesh.”

    “Ndërsa jam nën presion psikologjik të mediave me akuza të rreme, betohem se do të vijë një ditë që edhe unë të përballem me ju në gjykatë! Megjithatë, unë mendoj se ju nuk duhet të thoni fjalën e fundit i pari! Sqarimi im i fundit për këtë çështje! Po ne jemi të pafajshëm ”, shkruante ajo në Facebook.

    Kujtojmë se emri Skënder Tasholli ka qenë i njohur edhe më parë për policinë, është përmendur edhe në një rast fajdeje.

    Skender Tasholli dhe Nazmi Duraku janë akuzuar për veprën penale “Zhvatje” në vitin 2016.

    Aktakuza për këtë rast nuk ishte ngritur deri atëherë, në vitin 2022.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 18 korrik 2022, thuhet se i akuzuari Skënder Tasholli vitin 2016 e ka nisur në Lipjan, me qëllim që të përfitojë përfitime materiale në mënyrë të kundërligjshme dhe të përfitojë nga gjendja e rëndë ekonomike e të lënduarve. A. Gashi, i ka dhënë para me fajde.

    Sipas aktakuzës, fillimisht i ka dhënë një shumë prej 2300 eurosh, me kamatë mujore prej 7 eurosh, pastaj pas një kohe i ka dhënë edhe 12016 euro dhe kamata tani është rritur në 14900 euro në muaj 15, në emër të fajdesë, viktima ka marrë shumën prej 900 euro dhe ende ka një borxh total prej 1000 euro.

    Në dispozitën e dytë të aktakuzës, i akuzuari Nazmi Duraku thotë se në fillim të vitit 2016 në Lipjan, me qëllim të përfitimit pasuror në mënyrë të kundërligjshme, duke përfituar nga gjendja e rëndë ekonomike e Ali Gashit, tashmë i plagosur, i ka dhënë fajde. paratë.

    Më tej, sipas aktakuzës, fillimisht i ka dhënë një shumë prej 5.400 euro në kamatë mujore prej 5 eurosh, më pas i ka dhënë edhe 5.200 euro shtesë, kështu që në emër të kamatës i ka marrë një shumë prej 12 mijë euro dhe ai. e gjeti veten me 12 mijë euro borxh.

    Në këtë mënyrë ata akuzoheshin se kanë kryer veprën penale të “fajdesë”.

    Po ashtu, Tasholli ishte arrestuar 11 vite më parë për armëmbajtje pa leje dhe kërcënime ndaj qytetarëve në qendrën e votimit Babush Muhaxherevi.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark