×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vetëvrasja e të riut – Arrestohet fajdexhiu i Lipjanit, anëtar i LDK’së

    Insajderi
    15 May 2024 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditë së djeshme në Çagllavicë. Një i ri po dyshohet se vrau vetën. Babë e bir po dyshohet se e shtynë 38 vjeçarin drejt vdekjes. Skënder e Albion Tasholli dyshohen se kanë gisht në vetëvrasjen e B.Salihut.

    Të njëjtit tashmë janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin e kanë kryer veprën penale “shtytje në vetëvrasje”.

    Skender Tasholli është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan, ai ishte arrestuar edhe më parë nga Policia e Kosovës.

    Tasholli ishte arrestuar pra 11 vitesh për armëmbajtje pa leje dhe kërcënim të qytetarëve në qendrën votuese Babush Muhaxherëve.

    Kështu bënte me dije Partia Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi.

    Tasholli është babai i asamblesites së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albiona Tasholli.

    Për rastin janë deklaruar nga Policia e Kosovës.

    Përveç Skënder Tashollit e djalit të tij, Policia është vënë në kërkim edhe të një personi të tretë.

    “Graqanicë / 14.05.2024-07:00. Një mashkull kosovar, ka raportuar se ka vërejtur një person që dyshohet pa shenja jete. Njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Lidhur me rastin në koordinim me prokurorin dhe me urdhër të gjyqtarit është bërë bastisja në dy lokacione të ndryshme, ku në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente, ndërsa në lokacionin e dytë në shtëpinë e dy të dyshuarëve meshkuj kosovarë nuk është gjetur asgjë e dyshimtë që ndërlidhet me rastin”.

    Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë pasiqe nuk është hasur në shtepi gjendet në kërkim policor”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark