×
  • Lajme
  • Insajderi

    Skandali me 53 mln – Flasin nga ministria, tregojnë cilat janë pritjet e tyre pas gjykimit të Lekajt e të tjerëve

    Insajderi
    27 February 2022 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special kundër ish-ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, ish-zyrtarit në ministrinë e Infrastrukturës Nebih Shatri dhe shefit të kabinetit të Pal Lekajt Eset Berisha.

    Ky vendim i Prokurorisë është mirëpritur nga Ministria e Infrastruktuës. Më konkretisht nga zëvendësminsitri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

    Durmishi për InDoks tha se me pagesën prej 53 milionë eurove ndaj Bechtel-Enkas nga ministri i atëhershëm Pal Lekaj është bërë një shkelje e rëndë.

    “Vendimi për neve ka qenë i pritur sepse siç dihet këtu ka ndodhur një keqpërdorim shumë i madh i buxhetit të shtetit. Me kontratën e autostradës “Arbën Xhaferi” ka qenë një kompani ndërkombëtare “Hill International”, e cila ka nxjerr konkluzione se për shkak të vonesave është dashur të paguhet një vlerë prej 14.6 milionë euro. Ndërkohë që ministri i atëhershëm Pal Lekaj në Qeverinë Haradinaj ka bërë marrëveshje me Bechtel-in që të ia paguajë një vlerë prej 53 milionë euro dhe kjo mendojë që ka qenë shkelje e rëndë, e cila shpresojë që do të dëshmohet në procesin gjyqësor”, tha Durmishi.

    Zëvendësministri është shprehur i bindur se pas gjykimit Pal Lekaj, Eset Berisha, Nehbi Shatri e Besim Tahiri do të marrin vendimin siç thotë ai meritor.

    “Tash është ngritë aktakuzë dhe janë organet e drejtësisë ato të cilat duhet ta trajtojnë dhe nëse konstatohet një gjë e tillë që ne besojmë se do të konstatohet atëherë duhet ta marrin vendimin meritor ata që e kanë bërë”, ka thënë ai.

    Derisa avokati i Pal Lekajt, Musa Damati tha se klienti i tij e kurseu buxhetin e Kosovës dhe parandaloi Arbitrazhin. Durmishi mendon ndryshe. Madje përmend edhe një shkelje të rëndë që sipas tij e kreu Lekaj, përmendi pagesën prej 44.1 milionë euro.

    “Kjo nuk është temë për arbitrazh sepse i është bërë pagesa dhe nuk është pagesa e vetme që është bërë në kohën e qeverisjes Haradinaj dhe të ministrit Pal Lekaj, përveç kësaj pagese prej 53 milionë euro është bërë edhe një pagesë tjetër prej 44 milionë eurove në emër të një aneks-kontrate për punë shtesë. Ndërkohë që dihet që kontrata me Bechtel-en për arbitrazhin është kontratë e tipit me çelësa në dorë dhe në kontrata me çelësa në dorë nuk duhet të bëhen aneks kontrata për punë shtesë, pra nuk është vetëm ky 53 milionë, janë afër 100 milionë që i janë pagu Bechtel-it, ne mendojmë në mënyrë të pa ligjshme dhe në të tilla raste duhet të merret drejtësia”, ka deklaruar zëvendësminsitri i Ministrisë së Infrastrukturës.

    InDoks |  Misteri milionësh i PAN-it, dokumentari i plotë:  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark