Insajderi
Lajme

Skandali me pronat në Ferizaj – arrestohen 5 të dyshuar për falsifikim dhe keqpërdorim detyre

Insajderi
28 April 2026 - 15:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Skandali me pronat në Ferizaj – arrestohen 5 të dyshuar për falsifikim dhe keqpërdorim detyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), pas një hetimi intensiv disamujor, ka goditur sot një grup të dyshuar për falsifikim të dokumenteve dhe tjetërsim të paligjshëm të pronave.

Operacioni është shtrirë në rajonin e Ferizajt, Gjilanit dhe Prishtinës.

Sipas njoftimit zyrtar, njësitë policore kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës duke kontrolluar tri lokacione të ndryshme. Aksioni ka rezultuar me arrestimin e pesë personave (meshkuj kosovarë), të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar dokumente për t’u paraqitur rrejshëm si pronarë të disa parcelave tokësore në një fshat të Ferizajt.

Hetimet kanë zbardhur se në këtë skemë është i përfshirë edhe një person me funksion zyrtar. Akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarit janë: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ndërsa katër të dyshuarit tjerë veprat penale ‘falsifikimi i dokumenteve’“ neni 390 dhe ‘legalizimi i përmbajtjes së rreme’, ‘blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’, veprime për të cilat gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë siguruar disa dëshmi/dokumente-foto të ndryshme që do të jenë pjesë e provave në rast.

Gjatë bastisjeve, Policia ka konfiskuar dëshmi të rëndësishme, përfshirë dokumente dhe fotografi të ndryshme, të cilat do të përdoren si prova në procedurën gjyqësore.

“Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kompetent, të njëjtit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në komunikatë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark