Insajderi
Lajme

Skandali me videot e Adrian Hilës, merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira

Insajderi
06 October 2026 - 14:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Skandali me videot e Adrian Hilës, merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Teksa në faqe të ndryshme pornografike vijojnë të ngarkohen video të tjera me përmbajtje intime mes kompozitorit Adrian Hila dhe artisteve të ndryshme, Policia dhe Prokuroria e Tiranës nuk janë në gjendje të japin një përgjigje se kush i ka nxjerrë këto video të kapura nga kamerat e sigurisë, shkruan TCH.

Në funksion të hetimit, këtë të martë, Sektori për Krimin Kibernetik në Policinë e Tiranës ka pyetur edhe 3 vajza të tjera të përfshira në këto video.

Ashtu si personat e tjerë që kanë dhënë deklarime më herët, ato kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, duke deklaruar mbi marrëdhënien me kompozitorin, por përgjegjësinë e shohin përtej tij, duke hedhur dyshime te personat të cilët kanë shpërndarë apo komentuar videot.

Për këtë ngjarje, blutë e Tiranës kanë referuar materialet në Prokurori për 4 vepra penale: “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve dhe ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark