×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Skandali në Kukës: Merret një vendim ndaj vajzës në video, sekuestrohen kamerat

    Insajderi
    19 June 2023 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    SPAK ka sekuestruar kamerat e sigurisë në bashkinë e Kukësit pas publikimit të video skandalit ku shfaqet ish-kreu i dorëhequr i bashkisë Safet Gjici teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë.

    Hetuesit pritet të verifikojnë të gjitha hyrje daljet e vajzës në ambientet e bashkisë para dhe pas datës 6 qershor, ditë në të cilën rezulton se është riregjistruar edhe videon e bërë publike.

    Ndërkohë burime nga SPAK bëjnë me dije se, vajzës që shfaqet në videon e bërë publike i është ndaluar e drejta për të dalë jashtë territorit të Shqipërisë, shkruan Euronews Albania, transmeton Paparaci.

    Kujtojmë se mesditën e 16 Qershorit 2023 u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit.

    Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për një kurth të organizuar nga kundërshtarët. Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha konfirmoi se kishte pasur një marrëdhënie intime jashtëmartesore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark