×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Skandaloze: Iljasa Fazliu para dy muajve u avancua në QKUK, u bë shef i logopedisë

    Insajderi
    27 November 2022 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu i cili ka abuzuar psiqikisht një vajzë të mitur në ordinancën e tij, në shtator të këtij viti doli në krye të Klinikës Otorinolaringologjike në QKUK duke u bërë shef atje.

    Iljasa Fazliu, në videon e siguruar nga Insajderi dëgjohet teksa shan e ofendon të miturën me autizëm.

    I njëjti logoped, Insajderi mëson se në shtator të këtij viti është emëruar si  ud. i shefit të shërbimit të Logopedisë në QKUK nga ud.drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi.

    Insajderi ka siguruar edhe dokumentet:

    Rasti ka ndodhur në ordunancën AAR Logo + në Gjilan. Vajza e mitur dje kishte seancën e saj të pestë, por, inqizimet e mbarëvajtjes së asaj seance shokuan familjarët.

    Babai i saj me një familjar tjetër u konfrontuan me mjekun edhe fizikisht.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark