×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Skandaloze: Mashtruan me diploma, avokati i Popullit mbron kolegjet private e i publikon ato që janë publike

    Insajderi
    23 December 2021 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Institucioni i Avokatit të Popullit ka lëshuar një raport me rekomandime për Ministrinë e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI). Raporti ka të bëjë me mos njohjen e diplomave të Kosovës në vendet e huaja. Por ajo çka bie në sy është që avokati i Popullit ka vendosur që emrat e kolegjeve private, që mashtruan me diploma studentët të mos i bëjë publike, ndërsa, rastet nëpër Universitete Publike i ka publikuar, shkruan Insajderi.

    Në raportin 16 faqesh përmend ankesat e shtatë ankesa. Studentë të mashtruar nga Kolegjet private. Përkundër kësaj emrat e “viktimave” nuk dihen e aq më pak emrat e kolegjeve.

    Ky raport sipas zyrës së avokatit të Popullit “trajton ankesat e pranuara nga Avokati i Popullit lidhur me mosnjohjen/mosverifikimin e diplomave të tyre. Në rastin e parë, ankuesit kishin përfunduar programet studimore të cilat nuk kishn pasur akredimit dhe licenë, në rastin e dytë me rastin e regjistrimit të ankuesit në kolegj, kolegji kishte akredim, mirëpo me rastin e përfundimit të studimeve, kolegjit i ishte refuzuar kërkesa për riakreditim dhe si pasojë në këto raste diplomat e tyre nuk njihen/verifikohen dhe ankuesit nuk mund t’i vijojnë studimet jashtë vendit. Në rastet tjera, ankueseve nuk mund t’u njihen/verifikohen diplomat për shkak të mosdorëzimit të librave amë nga Bartësit e Arsimit të Lartë (BAL) dhe të njëjtit po ashtu nuk mund t’i vijojnë studimet jashtë vendit.

    Trajtimi i ankesave bëhet një anshëm. Fshihen kolegjet e forta private por përmend saktë ato publike.

    Në rastin e parë, flitet për mashtrimin e 105 studentëve të diplomuar në Universitetin Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti”, në drejtimet: gjuhë dhe letërsi angleze, matematikë, informatikë, fizikë-kimi, të regjistruar në vitin akademik 2012-2013, për, siç theksonim ata, mosnjohjen e diplomave jashtë Republikës së Kosovës duke ua pamundësuar kështu vazhdimin e studimeve sipas përcaktimit të tyre.

    “ankuesit kishin deklaruar se kishin përfunduar studimet në UPP dhe ishin pajisur me diploma, mirëpo kishin probleme lidhur me vazhdmin e studimeve jashtë vendit, diplomat e tyre nuk njiheshin”, thuhet në faqen 3 të raportit.

    Në pikën 8 të raportit, përmendet edhe rasti i fakultetit të Edukimit në Gjilan dhe në Gjakovë, të njëjtat universitete thuhet se kishin problem me akreditim (2018), për këtë degë. Përmend, saktësisht Universiteti “Ukshin Hoti” për vitin akademik 2012-2013.

    Ndërkohë, në rreshtat ku shkruhet për mashtrimet nga kolegjet private në vend, ato janë të fshehura, të hijezuar me ngjyrë të zezë. Flitet për ankesën e secilit nga shtatë rastet e marra parasysh, por në asnjërin rast nuk bëhet i ditur emri i kolegjit që ka mashtruar.

    Mund të shikoni rastin në pikën 15 të raportit ku thuhet se “Ankuesi më 19 shkurt të 2019-ës i kishte përfunduar studimet në Kolegjin —–, në programin studimor Master i Shkencave në Inxhinieri Softuerike. Pavarësisht se Kolegji “……” (emri i fshehur) ka pasur akreditim në vitin akademik 2016-2017, kur është regjistruar anukesi, atij nuk i njihet diploma në Gjermani.

    Tutje thuhet se “më 4 qershor 2021, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit nëpërmjet adresës elektronike lidhur me këtë çështje, ka kërkuar informata nga sekretarit i Kolegjit …. (nuk dihet emri), mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

    Ankesa tjetër ndaj një kolegji privat është ajo që ceket në pikën 21 të këtij raporti. Ku mes tjerash thuhet “Ankuesi i kishte regjistruar studimet në Kolegjin “……”, në vitin akademik 2014-2015, në programin studimor Menaxhmet dhe Informatikë, studimet I kishte përfunduar në vitin 2017 dhe ende nuk mund ta verifikojë diplomën e fituar.

    Pika 29, “Ankuesja kishte thënë se në vitin 2017 kishte përfunduar studimet në Kolegjin “……”, (fshehet emri) në nivelin master, në programin Menaxhment Shëndetësor, më 12 shtator 2018 kishte parashtruar kërkesë për verifikim, mirëpo që nuk kishte marrë përgjigje.

    Ndërkohë, shihet qartë se tek rasti i cekur në pikë përmendet se ku ankuesi i kishte kryer studimet, ne Universitetin Publik më konkretisht atë “Hasan Prishtina”, e pastaj ka bërë tranferin në një Kolegj privat, emri i cili është fshehur.

    “Ankuesi kishte pohuar se ishte regjistruar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Juridik, në vitin akademik 2011-2012, kurse në vitin akademik 2015-2016 ishte transferuar në Kolegjin “……” dhe kishte diplomuar në vitin 2016, mirëpo nuk mund ta verifikonte diplomën.

    Në raportin 16 faqe të zyrës së Avokatit të Popullit shihet qartë se ku do që përmendet kolegjet private ato janë të fshehura teksa tek ato publike, shihen qartë se cili universitet e cila degë.

    Avokati i Popullit përmes këtij raporti ka rekomanduar që:

    Të angazhohet që komisionet e formuara nga MAShTI t’i përfundojnë detyrat e dhëna në një afat të arsyeshëm kohor dhe çështja e njohjes/verifikimit të diplomave të marrë epilog, duke u bazuar në dispozitat ligjore në fuqi dhe në pajtim me standardet evropiane dhe. 29 Të sigurojë që Inspektorati i Arsimit, si organ ekzekutiv qendror, t’i ndërmarrë të gjitha veprimet efektive për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të aplikueshëm nga të gjithë Bartësit e Arsimit të Lartë, deri në ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë, në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriten.

    Raporti siç është bërë me dije ka kaluar tani në duar e institucioneve kompetente.

    Këtu mund ta gjeni raportin e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark