Ministria e Punëve të Brendshme ka ri-dërguar komunikatën për media që njofton për takimet e ministrit Hyseni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ka sqaruar se është bërë një lëshim teknik në njoftimin e dërguar në mëngjes.
Në të shënonte se ministri Hyseni ka pasur rastin të zhvillojë një bisedë me drejtorin e FBI-së, z. XX.
“E njëjta komunikatë është lëshuar sot me një gabim teknik, ku i është referuar drejtorit të FBI-së me inicialet XX, emri i drejtorit të FBI-së është, z. James B. Comey. Ju kërkojmë falje për çfarëdo keqkuptimit që është bërë”,thuhet në njoftimin e ministrisë.
Komunikata e ri-dërguar thotë se Hyseni e Comey janë shprehur të bindur se marrëveshja për bashkëpunim në fushën e forenzikës do të lehtësojë punën e të dyja palëve në luftimin e krimit në kuadër të partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.