×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Skenderaj – komuna më e rrezikuar nga vërshimet, alarmon Fadil Nura

    Insajderi
    11 June 2023 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova pritet të përballet më vërshime nga reshjet e vazhdueshme që kanë nisur nga sot. Zonat me të rrezikuara pritet të jenë Mitrovica dhe Skenderaj.

    Insajderi ka kontaktuar me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

    Nura në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se brenda kapaciteteve të komunës, është duke u bërë maksimumi.

    Megjithatë, ai ka thënë se kapacitetet e komunës për të parandaluar fatkeqësi janë të limituara.

    Përgatitjet i kemi, po varet nga niveli i reshjeve. Nëse është niveli i madh është e pamundur me kapacitetet që i kemi. Jo vetëm ne po asnjë komunë. Paralajmërohet që do të ketë reshje por nuk dihet se çfarë mund të ndodh”, tha Nura.

    I gatshëm është deklaruar edhe Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza.

    Hamza në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se brenda kapaciteteve të komunës, është duke u bërë maksimumi. Megjithatë, ai ka thënë se kapacitetet e komunës për të parandaluar fatkeqësi janë të limituara.

    Unë mendoj që jemi ndër komunat thuajse më të rrezikuara, për shkak se e kemi numrin më të madh të lumenjve që kalojnë nëpër qytetin e Mitrovicës. Brenda kapaciteteve tona, ne e bëjmë maksimumin. Megjithatë, dihet se ato kapacitete janë bukur të limituara. Po urojmë që të mos ketë vërshime sepse e dimë si kaluam jo fort larg prej ditës së sotme. Kështu që, jemi në përcjellje të situatës, mbetet me pa”, ka deklaruar ai për Insajderin.

    Reshjet e shiut janë parashikuar të mbizotërojnë në vendin tonë edhe ditëve në vijim.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se duke filluar nga nesër, pritet që të ketë reshje në intervale të ndryshme duke përfshirë pjesën më të madhe të vendit.

    “Në disa zona ato do të jenë më intensive të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta, të karakterit lokal, sidomos në lumenjtë me karakter të rrëkeve, të cilat zbresin prej viseve malore, ku si pasojë do të ketë tejkalim të kapaciteteve transportuese të tyre dhe mundësi të paraqitjes së vështirësive në sistemet e kanalizimeve, shembje të dheut, probleme në komunikacion, bujqësi etj”, thuhet në njoftim.

    Sipas IHMK-së, zonat ku rrezikohen nga përmbytjet janë zonat veriore dhe ajo jugore. Tek pjesa veriore, rrezikohen Mitrovica dhe Skenderaj, ku janë edhe lumi Ibër, Sitnica dhe ai i Drenicës, ku ka pasur përmbytje së fundmi.

    IHMK paralajmëron përmbytje edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

    “Nga këto prognoza fillimisht meteorologjike me reshje e pastaj hidrologjike me mundësi vërshime në interval afatshkurtër nga shiu, parashihet që të kenë ndikim sidomos në:

    – Pjesa veriore: Pellgu i Ibrit (Sistemet lumore të: Ibrit, Sitnicës Llapit, Drenica etj.) ku Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 20-vjeçare: është 20 % ndërsa 5-vjeçare: 24 %.

    – Ndërsa pjesa Perëndimore, jugore dhe lindore (Pellgu i Drinit të Bardhë, Lepencit dhe Moravës së Binçës), parashikohet një probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare, gjegjësisht sasi më e vogël e reshjeve”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark