Kryetari në burg, 95% e qytetarëve të kënaqur me punën e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari në burg, 95% e qytetarëve të kënaqur me punën e tij

    Insajderi
    31 May 2016 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përkundër faktit se kryetari i tyre është në burg qysh në vitin 2013,shumica e qytetarët e Skënderajt janë të kënaqur me punën e Sami Lushtakut.

    Kështu bëhet e ditur në një anketë të zhvilluar nga UNDP në një raport të titulluar “Mozaikët e Kosovës”, i zhvilluar vitin 2015 por i  publikuar javën e kaluar.

    E kjo për drejtorin e Institutit për Studime të Avancuara GAP, Agron Demi është një paradoks i llojit të vet.

    Sipas tij, është paradoks kosovar që kryetari i cili nuk e ka pasur asnjë ditë pune në zyre, ngase ka qenë në burg të ketë këtë nivel të mbështetjes nga qytetarët.

    “Më 2012, në të njëjtin sondazh, 89.9% qytetarëve kanë qenë të kënaqur me punën e kryetarit, kur kryetari ka qenë i lirë me ushtru detyrën e tij. Tash, a janë të kënaqur që kryetari është në burg, apo si është puna?”, ka shkruar Demi në Facebook. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark