15:16 - 19 Janar 2023

Si rezultat i reshjeve të shumta të shiut kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka shpallur gjendje të jashtëzakonshe.

Ekipet emergjente janë duke u përpjekur t’i ndihmojn qytetarët të cilët janë bllokuar nëpër shtëpitë dhe lokalet e tyre.

Në disa zona raportohet se ka edhe shembje të dheut.

Në pamjet e siguruara nga Insajderi mund të shihni se si qytetarët për shkak të rrugëve të bllokuara po evakuohen edhe duke përdorur traktorët. /Insajderi