×
  • Sport
  • Sport

    Skënderbeu-Partizan, krye ndeshja e kampionatit shqiptar

    Insajderi
    14 March 2016 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri bardhekuq analizon krye ndeshjen e mbrëmjes së sotme, flet për ekipin e tij, atë çfarë pret në fushë, duke e cilësuar një ndeshje të rëndësishme, por aspak vendimtare atë me Partizanin. Skënderbeu u ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e radhës, që do të luhet në kryeqytet, në stadiumin “Qemal Stafa”, ora 19:00, dhe do të mbyllë javën e 26-të kampionatit.

    Mirel Josa, trajneri i Skënderbeut, thotë se ndeshja me Partizanin nuk mund të quhet ndeshje kyçe e sezonit.

    “Jo, kurrsesi nuk mund të them se kjo është ndeshja kyçe e sezonit. Është një ndeshje radhe dhe si e tillë është e rëndësishme, pasi të gjitha sfidat deri në fund të sezonit janë nga një pjesë titulli. Ndeshja kundër Partizanit do të ketë një specifikë tjetër, pasi është një përballje direkte mes vendit të dytë dhe vendit të parë të renditjes. Kjo është ajo që e bën më të rëndësishme këtë duel, por vetëm kaq. Ndeshja vlen tri pike, ashtu siç kanë vlejtur edhe të tjerat, të luajtura deri tani”, ka thënë ai.

    Thotë se është ndeshje e vështirë dhe se pret që të nxjerr rezultat pozitiv nga kjo sfidë. (Telesport.al)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark