"Skifterat" e KF Gjilanit me një koreografi për Gazën - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Skifterat” e KF Gjilanit me një koreografi për Gazën

    Insajderi
    13 April 2025 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tifogrupi i KF Gjilanit, skifterat, kanë realizuar një koreografi solidarizuese për Gazën dhe Palestinën.

    Koreografia është shfaqur në ndeshjen e së dielës që u zhvillua në shtëpinë e Gjilanasve, të cilët humbën me rezultat 2-3 kundër KF Llapit në xhiron e 28-të të Superligës, shkruan Insajderi.

    Skifterat shpalosën edhe një pankartë me mbishkrimin “We stand with GAZA” apo “Ne qëndrojmë me Gazën“.

    Sido që të jetë, gjilanasit humbën ndeshjen në minutat shtesë, ku nga penalltia shënoi Ardit Tahiri për 2-3. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark