Raportimet se ka sulm më armë zjarri në Aeropotin John F. Kennedy të New Yorkut nuk janë të vërteta.
Policia e ka evakuuar Terminalin e tetë të këtij aeroporti më 14 gusht pas raportimeve se ka të shtëna me armë zjarri brenda terminalit.
Në një mesazh postuar në “Twitter”, Autoriteti i Portit të New Yorkut dhe New Jerseyt, në kuadër të të cilit operon edhe aeroporti në fjalë, është thënë se nuk ka dëshmi për sulm me armë zjarri, e as gëzhoja të plumbave brenda terminalit, raporton rel.
“Terminali është evakuuar si rezultat i të qenit të kujdesshëm”, ka thënë agjencia.
Videot dhe fotografitë e postuara nëpër rrjete sociale tregojnë qindra njerëz duke u larguar nga Terminali 8 që shfrytëzohet nga Air Berlin, Alaska Airlines, American Eagle, American Airlines dhe agjenci të tjera për fluturime jashtë New Yorkut.