Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, Skuadrilja Akrobatike e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike, pritet të japë një shfaqje ajrore në kryeqytet.
Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Mimi Kodheli, ku theksoi se kjo skuadër ka përvojë mbi 50 vite dhe se ka dhënë shumë shfaqje në shumë vende të Botës.
“Nuk do të jetë një ditë aq edhe e zakonshme për banorët e kryeqytetit. Me 50 vjet eksperiencë dhe mbi 4500 shfaqje në 55 vende të botës, Skuadrilja Akrobatike e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike do të fluturojnë në qiellin e Tiranës”, tha Kodheli./Insajderi.com