Prestigjozja turke Milliyet shkruan se me largimin e anësorit turk Gokhan Tore nga Besiktasi, skuadra nga Stambolli e sheh kosovarin e Stoke Cityt si zëvendësuesin ideal të tij.
Arsyeja që mund ta çojë kosovarin drejt Besiktasit është pjesëmarrja në kompeticionet evropiane, pasi Besiktas do të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm, raporton Insajderi.
Gjithsesi, përveç Evropës, Besiktas do të luajë edhe me synim për të mbrojtur titullin në Superligën turke, derisa krahasuar me Stoke City-n ambiciet e turqve janë dukshëm më të larta.
Shaqiri në 27 ndeshje këtë edicion me skuadrën nga “Britannia Stadium” ka shënuar tre gola dhe ka asistuar gjashtë herë të tjera. Ai mbetet edhe një nga yjet e kombëtares zvicerane. /Insajderi.com