×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Skuadra të ngushta të kabinetit të Kryeministrit janë në panikë

    Insajderi
    28 December 2023 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkruan: Ferat Shala

    Shpifjet po vazhdojnë!

    Skuadra të ngushta të kabinetit të Kryeministrit janë në panikë.

    Në mungesë të argumenteve profesionale, të zënë mes skandaleve të njëpasnjëshme të kësaj qeverie, po vazhdojnë me të vetmin mjet që ata dijnë dhe kanë; shpifjet dhe propagandën. Kësaj radhe në drejtim timin, duke mos kursyer as familjen time.

    Shpifja është veti e ulët njerëzore, akoma më e ulët bëhet, kur del nga kabineti dhe njerëz të afërt të Kryeministrit Kurti.

    Një foto e shpërndarë me emrin tim, duke aluduar në pjesëtarë të familjes sime dhe pozitat e tyre nëpër organe shtetërore, është tërësisht e pavërtetë, deri në absurditet.

    1. Gruaja ime Sala, nuk punon dhe as që ka qenë ndonjëherë e angazhuar në Feronikel.

    2. Djali im Pëllumbi, nuk punon dhe as nuk ka punuar ndonjëherë në KRPP.

    3.Vajza ime nuk punon dhe as që ka punuar ndonjëherë në BQK, dhe për më tepër, unë kam vetëm një vajzë, dhe jo dy.

    4. Dhëndrri im, nuk ka funksion të Drejtorit.

    5. Enver Berisha, miku im, punon dhe jeton në Gjermani, nuk ka asnjë lidhje me kompaninë në fjalë.

    Emra dhe informata të tjera që aludohen si anëtarë të familjes janë imagjinatë – ose shpifje e qëllimshme për ta bërë më të besueshme propagandën.

    Shpifjet në drejtim timin dhe familjes nuk kalojnë, do t’i shkojmë deri në fund me rrugë ligjore.

    Nëse brenda ditës nuk ka kërkim falje publike dhe tërheqje të shpifjeve, me shpifësit takohemi në Gjykatë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark