
Teatri i Qytetit të Gjilanit ka pak ditë që është rinovuar, e megjithatë dikush nga jashtë ka vendosur të lërë shenja të ndryshme.
Sot në mëngjes jashtë këtij Teatri, në një prej pjesëve ballore të objektit është parë një grafit me mbishkrimin “#S`kum kunkuru”, një thënie e dalë së fundmi nga përgjimet e publikuara nga Insajderi, gjegjësisht fjalë këto të thëna nga Bahri Hyseni të cilin Adem Grabovci mundohet ta bëj anëtar bordi në KOSTT.
Fotografitë janë marrë nga Erletë Zymberi, qytetare e Gjilanit. Ende nuk ka pasur reagime rreth këtij gjesti, pos Erletës e cila ka shkruar se është pro grafiteve të tilla që shprehin mendimin e lirë, por jo të realizuara në vende të tilla si muri i objektit teatror, vend ky i kulturës dhe ku duhet të ketë pastërti. / KultPlus.com