×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “S’lejoj punë shkel e shko”, Idrizi ndërpret punën në një rrugë në Vushtrri

    Insajderi
    26 June 2023 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Vushtrisë, Ferit Idrizi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se i ka ndërprerë punimet në rrugën “Ahmet Delia” në Novolan të Vushtrrisë.

    Ai tha se arsyeja e ndërprerjes ishte puna jo cilësore, mungesa e trashësisë së zhavorit dhe ngjeshja e tyre.

    Tutje, Idrizi në postimin e tij ka thënë se nuk lejon punë, siç është shprehur ai, “shkel e shko”.

    “Nuk lejoj punë shkel e shko! Sot gjatë mbikëqyrjes së punimeve në rrugën “Ahmet Delia” në Novolan, e cila ishte planifikuar të asfaltohet, i ndërpreva punimet dhe kamionët me asfalt u kthyen mbrapa”.

    “Arsyeja e ndërprerjes ishte puna jo cilësore dhe shmangia nga paramasa (mungesa e trashësisë së zhavorit dhe ngjeshja). Ju bëj thirrje të gjithë operatorëve që marrin punë në Komunën e Vushtrrisë, të punojnë sipas projektit dhe me cilësi, ndryshe do ta marrin të njëjtën përgjigje. Stop punës shkel e shko”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark