Insajderi
Botë

​Sllovenia heq masat kufizuese

Insajderi
21 February 2022 - 18:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Sllovenia heq masat kufizuese
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sllovenia hoqi shumicën e masave kufizuese kundër koronavirusit. Vizitorët në restorante, hotele dhe evente nuk duhet të dëshmojnë më se janë vaksinuar, shëruar nga Covid-19 ose se kanë rezultuar negativ për koronavirusin, njoftoi sot agjencia e lajmeve STA, duke cituar një vendim të qeverisë.

Gjithashtu, udhëtarëve që vijnë në vendet e BE-së midis Alpeve dhe Detit Adriatik nuk do t’u kërkohet më të provojnë statusin e tyre të koronavirusit.

Ndërkohë, orët policore do të hiqen. Restorantet mund të rihapen gjatë natës.

Detyrimi për të mbajtur maskë në ambientet e brendshme të aksesueshme nga publiku dhe për të vërtetuar vaksinimin për institucionet e kujdesit shëndetësor, shtëpitë e të moshuarve dhe burgjet do të mbetet në fuqi.

Në vendin me 2 milionë banorë, prej disa kohësh numri i të infektuarve ka shënuar një rënie.

Shkalla e incidencës shtatëditore, numri i infeksioneve të reja për 100,000 banorë brenda një jave, ishte 4,248 në fundjavë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark