×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sllovenia raporton rastin e parë të infektimit nga lija e majmunit

    Insajderi
    24 May 2022 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sllovenia raportoi të martën rastin e parë të infeksionit nga lija e majmunit në një udhëtar që ishte kthyer nga ishujt Kanarie në Spanjë, njoftoi televizioni slloven N1.

    Burri, raportohet se nuk u shtrua në spital, sepse ishte infektuar nga një version i butë i sëmundjes virale.

    Lia e Majmunëve është virusi i radhës që po kërcënon shëndetin publik në botë. Nga rreziku i përhapjes së këtij infeksioni nuk përjashtohet as Kosova, por sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik deri më tani nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë me këtë infeksion. Ky institut njoftoi se janë duke e përcjellur me vëmendje epidemiologjinë e Lisë së Majmunëve dhe se kanë përpiluar dokumentin e parë, me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore sa i përket kësaj sëmundjeje. Ndërkaq, infektologët vlerësuan se nuk ka vend për panik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark