Insajderi
Lajme

Smajl Latifi e përmbush premtimin, rritet subvencionimi për çdo lindje në 600 euro

Insajderi
08 January 2026 - 12:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Smajl Latifi e përmbush premtimin, rritet subvencionimi për çdo lindje në 600 euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se ka nisur zbatimin e zotimit të tij që çdo lindje në këtë komunë të subvencionohet me 600 euro.

Latifi ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar vendimet e para për subvencionimin e dy lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.

Sipaj tij, ky subvencionin do të rritet deri në fund të mandatit.

“Nis zbatimi i zotimit tim publik, rritet subvencionimi për çdo lindje në 600€. Sot, nënshkrova vendimet e para për subvencionimin e dy lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec. Nga janari i këtij viti, çdo lindje e realizuar në repartin e maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet nga Komuna e Rahovecit me 600€, nga 500€ sa ishte më parë, ndërsa deri në fund të mandatit, në përputhje me zotimin e dhënë, subvencionimi do të rritet në 750€”, ka shkruar Latifi në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark