Insajderi
Lajme

Smajl Latifi nuk e mohon se një nga projektet e tij është nën hetim

Insajderi
22 September 2025 - 21:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Smajl Latifi nuk e mohon se një nga projektet e tij është nën hetim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari aktual i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, nuk ka mohuar që një prej projekteve të realizuara gjatë mandatit të tij është nën hetime. Kjo u bë e ditur gjatë një përballjeje në debat me kandidatin e PDK-së për kryetar, Edon Cana.

“A ki ndonjë projekt nën hetime? Ishte pyetja e Edon Canës që Lafiti refuzoi të përgjigjet.

“Unë i përgjigjem vetëm qytetarëve, hetimet janë në çdo situatë dhe angazhim”, tha Lafiti duke mos mohuar pyetjen.

Pjese nga debati:

Edon Cana:A e ki naj projekt nën hetime?

Smajl Latifi: Unë i përgjigjem vetëm qytetarëve.

Cana: A ki ndonjë projekt, përgjigju qytetarëve?

Latifi: Unë me moderatorin dhe qytetarin jam ka flas.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark