Insajderi
Lajme

“S’merret me qytetarin e zakonshëm” – Gërvalla thotë se Byroja do t’i verifikojë vetëm zyrtarët publikë

Insajderi
17 April 2026 - 14:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“S’merret me qytetarin e zakonshëm” – Gërvalla thotë se Byroja do t’i verifikojë vetëm zyrtarët publikë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në seancën e  sotme të Kuvendit ka thënë se projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme mbron drejtësinë edhe për ata që pasurinë e kanë krijuar ligjshëm.

Ajo në Kuvend ka theksuar se projektligji thotë qartë se pozicioni publik nuk është justifikim për pasurim të paligjshëm.

“Nuk është shkruar për të prodhuar artikuj por për të prodhuar llogaridhënie. Kjo nismë nuk ka ardhur rastësisht. As Komisioni i Venecias as gjykata nuk e kanë kontestuar.. këto rekomandime janë reflektuar në tekstin që sot e paraqesim para jush. Sot e kemi një projektligj që ka qëndruar gjatë tepër gjatë ne sirtarët e gjykatës. Por edhe ka kaluar nëpër filtra… byroja nuk konfiskon, nuk gjykon, nuk i zëvendëson gjykatat, byroja mbledh verifikon dhe analizon informacionin, konfiskimin e bën gjykata. Ky ligj nuk merret me qytetarin e zakonshëm por me zyrtarët publikë”, u shpreh ajo.

Gërvalla ka shtuar se projektligji për Byronë nuk cenon qytetarët e zakonshëm.

“Qytetari i zakonshëm nuk është objekt i këtij ligji. Procedurat nuk nisin arbitrarisht por mbi bazë të informatave kredibile. Të drejtat e palëve janë të garantuara në çdo fazë. Ky projektligj është ndërtuar mi logjikën e përgjegjësisë provës kontrollit gjyqësor dhe interesit publik. Qeveria e ka miratuar për herë të tretë kjo tregon se nuk ka pasur zmbrapsje”, theksoi ajo duke u bërë thirrje deputetëve që ta votojnë dhe të rreshtohen “në anën e shtetit ligjor”, ka shtuar Gërvalla.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark