Në Kolegjin Universum në Prishtinë, profesoresha e njohur nga Nichols College ne Massachusetts të SHBA-sw, Erica Cornelius Smith, bëri prezantimin e librit të saj që përmbledh hulumtimet dhe të gjeturat për ekonomitë e Evropës Lindore duke përfshirë edhe Kosovën.
Ajo në diskutim të hapur me studentë potencoi faktorë të rëndësishëm të cilët ndikojnë në zhvillimin ekonomik. Mbi të gjitha për Kosovën njohja e pavarësisë nga shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, dhe implementimi i plotë i ligjeve janë tre faktorë kryesorë që shpien në zhvillim ekonomik.
Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet në zhvillimin e infrastrukturës për transport, luftim t të korrupsionit fuqizim të shoqërisë civile dhe implementim të plotë të ligjeve për një zhvillim të mirëfilltë ekonomik. Sipas Smith, Kosova ka mungesa të integritetit dhe kontrollit territorial, gjë që krijon pasiguri te investitorët e huaj, dhe vështirëson pranim të investitorëve nga jashtë.
Smith potencoi se Kosova ka kapacitet të lartë të zhvillimit, mirëpo mungon puna konsistente institucionale dhe përkushtimi në zhvillimin e mëtutjeshëm.
Pyetur nga studentët e Kolegjit Universum nëse Kosova do të anëtarësohet së shpejti ne Bashkimin Evropian, Smith potencoi rëndësinë e të qenit stabil në aspektin politik dhe ekonomik në mënyrë që ky proces të përshpejtohet.