Një snajperist ka qëlluar për vdekje kryetarin e Komunës së Imatras në Finlandë dhe dy gazetarë, jashtë një restoranti në qytetin e vogël Imatra, në afërsi të kufirit rus.
Policia konfirmoi se një burrë 23-vjeçar lokale është arrestuar pasi dyshohet të ketë kryer vrasjet, shkruan mediumi britanik The Independent, përcjell Insajderi.
Viktimat, të cilat ishin të gjitha gra, u qëlluan për vdekje mesnatën e së shtunës, ka thënë zëdhënësja e policisë Heli Jamsen-Turkki.
Dy prej të vrarëve ishin në të 50-at e tyre të hershme dhe njëra ishte në të 30-at e saj, ka thënë ajo. Zëdhënësja e policisë shtoi se motivi i sulmit nuk është ende i qartë. /Insajderi.com