×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Snapchat me pagesë?

    Insajderi
    17 June 2022 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Snapchat po bën teste të brendshme të një abonimi me pagesë të quajtur Snapchat Plus, i cili me sa duket do t’ju japë përdoruesve akses të hershëm në veçori, si dhe aftësi të tjera.

    Në një deklaratë për The Verge, zëdhënësja e Snap, Liz Markman tha: “Ne po bëjmë testimin e brendshëm të hershëm të Snapchat Plus, një shërbim i ri abonimi për përdoruesit. Jemi të ngazëllyer për potencialin për të ndarë me abonentët tanë veçori ekskluzive, eksperimentale dhe para-publike dhe për të mësuar më shumë se si mund t’i shërbejmë më së miri komunitetit tonë”.

    Sipas imazheve dhe informacionit të postuar në Twitter nga studiuesi i aplikacioneve, Alessandro Paluzzi, Snap po teston gjithashtu veçori të tjera për Snapchat Plus, duke përfshirë funksionin për të fokusuar një nga miqtë tuaj si “#1 BFF”, të ndryshojë ikonën e Snapchat dhe kush ka rishikuar storjet tuaja.

    Paluzzi gjithashtu tregoi se çmimi për Snapchat Plus aktualisht renditet për 4.59 euro në muaj dhe 45.99 euro në vit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark