Insajderi
Lajme

Sokol Havolli: Populli është në këmbë për të mbrojtur demokracinë

Insajderi
08 February 2025 - 11:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sokol Havolli: Populli është në këmbë për të mbrojtur demokracinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet i LDK’së, Sokol Havolli, ka mbajtur një takim në Makovc.

Ai tha se populli po dëshiron një të ardhme demokratike.

“Populli është në këmbë për të mbrojtur demokracinë! Me vendosmërinë e tij, ai po shpreh qartë një të ardhme demokratike. E si mund të avancohet demokracia ndryshe? Demokracia dhe LDK-ja janë një. LDK-ja dhe populli janë një! Pak para mesnatës, së bashku me Beratin, përfunduam një takim të jashtëzakonshëm në Makovc, ku u pritëm me zemërgjerësi nga Dr. Valbon Krasniqi. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, e mbushur me ngrohtësi, miqësi dhe diskutime me vlerë, mes shumë miqve dhe familjarëve të familjes Krasniqi. Një falënderim i veçantë për mikpritjen e tyre të përzemërt dhe për këtë mbrëmje plot energji dhe frymëzim!”, shkroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark