×
  • Lajme
  • Lajme

    Sondazhet tregojnë se partia e Shpend Ahmetit nuk e kalon pragun

    Insajderi
    13 September 2018 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Social Demokrate e Shpend Ahmetit nuk do të mund ta kalonte pragun zgjedhor për të hyrë në Kuvend, nëse zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbaheshin këtë të diel.

    Këtë e thotë sondazhi i sotëm i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).

    Rezultatet e këtij sondazhi e nxjerrin PSD-në me vetëm 2 përqind.

    Kjo parti është themeluar muaj më parë nga grupi i 12 deputetëve, 2 kryetarëve të komunave dhe zyrtarëve tjerë që u ndanë nga Vetëvendosje.

    Në këtë sondazh të publikuar sot Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë e para.

    Sondazhi i prezantuar sot tregon se LDK ka një distancë të ndjeshme ndaj partive tjera rivale.

    Sipas këtij sondazhi, nëse zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbaheshin këtë të diel, 23.8 përqind e elektoratit do të votonin për LDK-në.

    Në vendin e dytë është radhitur PDK me 18.4 përqind të votave ndërsa Vetëvendosje e treta me 16.6 përqind.

    AAK është partia e fundit e cila do ta kalonte pragun prej 5 përqind të votave për të marrë ulëse në Kuvend. Sondazhi tregon se 8.8 përqind e votuesve do të votonin për partinë e cila aktualisht drejton qeverinë e Kosovës.

    NISMA Social Demokrate është vetëm pak nën pragun e kërkuar me 4.9 përqind ndërsa PSD ka marrë 2 përqind të votave të respondentëve duke lënë mbrapa AKR-në me 1.7 përqind dhe Alternativën me 0.6 përqind.

    Për Listën Serbe janë deklaruar 4.1 përqind të respondentëve./kallxo

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark