×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sondazhi i ri që e qet Vetëvendosjen gati 41 për qind

    Insajderi
    22 February 2024 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS) ka realizuar një sondazh të ri. Në njërën nga pyetjet se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e reja, për kë qytetarët do të votonin, partia në pushtet ka dalë me 40,9 për qind.

    Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë të gjeturat e këtij sondazhi, ku pas VV’së LDK’ja radhitet e dyta me 21.5 për qind. PDK’ja e treta me 20.4 për qind.

    Ndërkaq, koalicioni i ri AAK-Nisma nëntë për qind.

    49.3 për qind e pjesëmarrësve në sondazh thanë se e kishin votuar Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit parlamentare.

    Në mesin e politikanëve më të vlerësuar në këtë sondazh janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Nga nota 1-5, Kurti ka notën 3.07, Vjosa Osmani 3.06.

    Shteti aleat kryesor i Kosovës është radhitur SHBA-ja. Sipas sondazhit të PIPOS-it, 80.3 për qind ndajnë një mendim të tillë. Më pas, radhiten shtetet si Gjermania, Britania e Madhe, Turqia e Zvicra.

    Në pyetjen se nëse Qeveria e Kosovës e ka pranuar Asociacionin, 47,4 për qind e respodentëve kanë thënë po, ndërkaq 45,1 për qind kanë thënë jo. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark