Sondazhi i fundit i ABC News dhe The Washington Post tregon se Trump ka dalë në epërsi ndaj Clintonit me 1 përqind.
Sipas sondazhit, 46 përqind e të anketuarve kanë favorizuar Trumpin si president dhe 45 përqind Clintonin.
Edhe pse avantazhi me një pikë i Trumpit është statistikisht i parëndësishëm, kjo është hera e parë që ai kryeson në një sondazh të ABC/Post qysh në muajin maj.
Mbështetja në sondazhe për Clintonin ka nisur të bie qysh në fundjavë, pasi drejtori i FBI-së ka bërë të ditur se agjencia e tij është duke hetuar disa emaile, të cilat mund të kenë lidhje me Clintonin.