Soni Malaj si rrallëherë flet për të bijën thotë se e ka ëndërr të bëhet artiste, por asaj i pëlqen sporti shumë – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Soni Malaj si rrallëherë flet për të bijën thotë se e ka ëndërr të bëhet artiste, por asaj i pëlqen sporti shumë

    Insajderi
    18 March 2024 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “SOL” në Klan Kosova.

    Ajo ka folur për çështje të ndryshme, përfshirë karrierën e jetën personale.

    Ndër të tjera, artistja si rrallëherë foli edhe për vajzën e saj, për të cilën tha se është me këmbë në tokë dhe se nuk është e llastuar.

    Soni tha për të bijën se e ka ëndërr që ajo të bëhet artiste, por u shpreh se vogëlushja e do shumë sportin.

    “Kam një vajzë të mrekullueshme, me këmbë në tokë, nuk është e llastuar, është shumë sportive, këndon shumë bukur”.

    “Ëndërr e kam të bëhet artiste, pavarësisht se është në një ekip volejbolli, është 12-vjeçare, ka ndeshje çdo javë, i pëlqen sporti shumë”, u shpreh tutje ajo.

    Soni momentalisht është beqare dhe se nuk po shijon ndonjë romancë të re.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    15 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark