×
  • Lajme
  • Biznes
  • Lajme

    Sonte ndahen çmimet për teknologji nga ICT Awards

    Insajderi
    29 April 2016 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të premten në Tiranë pritet të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për teknologji nga ICT Aëards.

    Në edicionin e katërt të kësaj ngjarje pritet të marrin pjesë personalitete të rëndësishme të jetës politike nga Shqipëria e Kosova, përfshirë kryeministrin Edi Rama, nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, kryetari I Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e të tjerë.

    “Mbrëmja Gala do të finalizojë përpjekjet e një tjetër edicioni të suksesshëm në adresimin e problemeve shoqërore dhe ofrimin e zgjidhjeve inovative përmes teknologjisë”, thuhet në njoftimin e ICTS Media.

    Sic njoftohet, në këtë vit ka pasur numër më të madh të aplikimeve ndërsa 30 për qind e aplikantëve kanë qenë femra.

    Të premten do të shpallen fituesit në shtatë kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në ngritje i Vitit, ICT Shërbimi Publik më i mirë i Vitit, Akademiku i Vitit në ICT dhe Femra e Vitit në ICT. Çmimi i secilës prej kategorive do të synohet nga tre finalistë ndërkaq ky moment i rëndësishëm ka ruajtur edhe një çmim suprizë i cili do të zbulohet gjatë aktivitetit./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark