×
  • Sport
  • Sport

    Sonte nis faza “play-off” e basketbollit kosovar

    Insajderi
    22 April 2016 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pejanët i kanë mposhtur mitrovicasit në të gjitha ballafaqimet e zhvilluara gjatë edicionit të rregullt, andaj pritet që të dominojnë edhe në ndeshjet gjysmëfinale të garave shtesë.

    Ndërkaq ndeshja e parë gjysmëfinale, ajo në mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit nga Prizreni do të luhet të hënën në kryeqytet duke filluar nga ora 19:00. Edhe bardhekaltrit kanë dominuar ndaj prizrenasve në fazën e rregullt të edicionit, pasi kanë regjistruar bilanc prej 3 fitore e 1 humbje karshi portokallinjve, derisa i kanë mundur edhe një herë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

    Sidoqoftë sa herë janë takuar këto dy skuadra gjatë këtij edicioni kanë sjell basketboll cilësor dhe rivalitet të theksuar në parket, andaj edhe kësaj radhe pritet që të ndodh e njëjta gjë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark