Insajderi
Lajme

Sorensen nesër në Beograd, takohet me Vuçiqin e Petkoviqin

Insajderi
24 February 2026 - 17:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sorensen nesër në Beograd, takohet me Vuçiqin e Petkoviqin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet nesër me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Takimi do të nis në orën 8 e 30 të mëngjesit, siç bën të ditur zyra për media e presidencës serbe.

Përveç Vuçiqit, Sorensen do të takohet edhe me kreun e ekipit negociator serb, Petar Petkoviq.

Emisari i BE-së ka realizuar edhe një vizitë në Kosovë ku është takuar me krerët e shtetit pas krijimit të institucioneve të reja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark