Sot bëhen 17 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot bëhen 17 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s

    Insajderi
    10 June 2016 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhjetë qershori i viti 1999 shënon edhe fundin e luftës së Serbisë nga Kosova, pas 78 ditësh të bombardimeve ajrore të NATO-s. Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan mbi 37 mijë ushtarë paqeruajtës të KFOR-it nga 36 shtete.

    Dhjetë qershori i viti 1999 shënon edhe fundin e luftës së Serbisë nga Kosova, pas 78 ditësh të bombardimeve ajrore të NATO-s. Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan mbi 37 mijë ushtarë paqeruajtës të KFOR-it nga 36 shtete.

    Sot mbushen 17 vjet që nga përfundimi i sulmeve të NATO-s kundër Serbisë. Më 10 qershor të vitit 1999 tërheqja e trupave serbe nga Kosova bëri që NATO-ja t’i japë fund fushatës së sulmeve ajrore kundër Serbisë.

    Sulmet, që kishin vazhduar për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, Gjenerali Uesli Klark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore të aleancës kishin detyruar Millosheviqin të fillonte tërheqjen e plotë të forcave serbe nga Kosova.

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Havier Sollana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete, shkruan televizioni publik.

    Pas kësaj rreth 800 mijë refugjatë të dëbuar nga forcat serbe u rikthyen në Kosovë.

    Ndërkaq, më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

    Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark