"Sot dëshmove forcë dhe guxim të jashtëzakonshëm", Çitaku për rrëfimin e Ramadan Nishorit si i mbijetuar i dhunës seksuale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sot dëshmove forcë dhe guxim të jashtëzakonshëm”, Çitaku për rrëfimin e Ramadan Nishorit si i mbijetuar i dhunës seksuale

    Insajderi
    14 April 2025 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas rrëfimit të Ramadan Nishorit, burrit të parë që bëri publik rrëfimin e tij si i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, transmeton Insajderi.

    “E dije se rrëfimi yt është më shumë se një tregim, është dëshmi, është thirrje për drejtësi.” – ka shkruar mes tjerash Çitaku në Facebook.

    Statusi i plotë:

    I nderuari Ramadan,

    Sot dëshmove forcë dhe guxim të jashtëzakonshëm.

    Nuk do ta harroj kurrë takimin tonë të parë, fjalët e tua dhe dëshminë tënde rrënqethëse.

    Sot, si atëherë, u gjende madhështor përballë së vërtetës, përballë dhembjes dhe përballë kujtimeve që kërkojnë zemër të madhe.

    E dije se rrëfimi yt është më shumë se një tregim, është dëshmi, është thirrje për drejtësi.

    Dhe për këtë, kurrë nuk do të jesh vetëm.

    Sot e përherë, do të më kesh në krah, mua dhe shumë miq e dashamirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark