×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sot është afati i fundit për ndërrimin e gomave të dimrit

    Insajderi
    15 March 2023 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga sot është dita kur vozitësit nuk janë të obliguar të kenë gomat e dimrit, pasi që sipas ligjit të Kosovës për rregullat e trafikut rrugor, ndërrimi gomave të verës me ato të dimrit mund të bëhet nga data 15 nëntor e deri më 15 mars.

    Kjo periudhë bëhet për shkak të kushteve atmosferike.

    Ndërsa, ekspertët e trafikut rrugor shpjegojnë se me ngritjen e temperaturave, gomat e dimrit bëjnë shumë zhurmë, konsumohen më shumë dhe koha e frenimit është me e gjatë, ndërsa gomat e verës kanë performancë shumë më të lartë në frenim dhe përbërja e tyre speciale mundëson që të kenë nivel shumë më të ulët të zhurmës.

    Të gjithë shoferët pa marrë parasysh kushtet atmosferike, duhet t’i zëvendësojnë gomat përkatëse varësisht sezonit, në të kundërtën pason gjoba nga Policia e Kosovës.

    Shoferi, që drejton automjet pa pajisjet e parapara sipas sezonës, dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 40 eurosh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark