Sot është dita e fundit e fushatës për Drenasin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot është dita e fundit e fushatës për Drenasin

    Insajderi
    02 December 2016 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fushata pesë ditore e subjekteve politike në garën për Drenasin, përfundon sot. Edhe partitë politike kanë njoftuar se pasdite do të mbajnë tubimet përmbyllëse të fushatës.

    Pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në këtë komunë, në garë u futën  Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës, Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën, Bedri Nika nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Elmi Thaçi nga Aleanca Kosova e Re, Vehbi Berisha nga Partia Fjala, si dhe Xhavit Drenori si kandidat i pavarur.

    Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk janë duke marrë pjesë në këto zgjedhje.

    Lidhur me zgjedhjet në Drenas, të cilat do të mbahen të dielën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e radhës, ndëresa gjatë ditës bashkë me Policinë dhe Prokuroria e Shtetit do të mbajnë konferencë të përbashkët për planin e punës ditës së zgjedhjeve.

    KQZ dje gjatë ditës kishte refuzuar kërkesën e ambasadorve të Kuintit pëe monitorimin e zgjedhjeve nga OSBE.  Ky institucion në përgjigjen në kërkesë thoshte se nuk ka pasur asnjë pengesë që të organizojë zgjedhjet në këtë komunë, edhe pse janë përballur me afate të jashtëzakonshme kohore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark