×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Sot është dita me më së shumti sulme ndaj ekipeve të mediave në Kosovë”

    Insajderi
    29 May 2023 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtoresha ekzekutive e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Getoarbe Mulliqi, ka thënë se sot është dita me më së shumti sulme ndaj ekipeve të mediave në Kosovë.

    Ajo kështu u deklarua duke iu referuar zhvillimeve të fundit që ishin sot në veri të vendit.

    “Sa për informatë, sot shënohet dita me më së shumti sulme në drejtim të gazetarëve në Kosovë, që nga koha kur ekziston databaza e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës”.

    “Çdo sulm në drejtim të gazetarëve është sulm mbi lirinë e shprehjes, rrjedhimisht mbi demokracinë e një vendi!”, ka thënë Mulliqi në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark