Insajderi
Lajme

Sot fiken dritat për një orë

Insajderi
19 March 2016 - 10:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me rastin e shënimit të “Orës së Tokës “, sot në shumë vende të botës do të zhvillohen aktivitete të ndryshme me qëllim të sensibilizimit të opinionit për rëndësinë që ka kursimi i energjisë në mbrojtjen e mjedisit.

Aktivitete janë paraparë të zhvillohen edhe në Kosovë.

Sipas njoftimit, qëllimi i kësaj iniciative është organizimi për herë të shtatë në Kosovë i aktivitetit i cili fton individët, grupet e interesit, institucionet qeveritare dhe joqeveritare, bizneset dhe të tjerë, që sot prej orës 20:30 – 21:30 (për 1 orë) të fikin dritat dhe aparaturat e tepërta elektrike, duke ia dedikuar këtë Tokës, planetit tonë që po vuan nga ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike, shkrua televizioni publik.

Ora e Tokës është organizim i ËËF (Fondi Botëror për Natyrë), organizatës më të madhe mjedisore në botë, që partner mbi bazë vullnetare në implementimin e këtij aktivitetit për Kosovë ka Shoqatën Ekologjike “Eko Viciana”./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark