​Sot fillon punimet takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Sot fillon punimet takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë

    Insajderi
    03 November 2022 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot do të mbahet takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë në Kuvendin e Kosovës.

    Ky takim do të zhvillohet përgjatë dy ditëve, më 3 dhe 4 nëntor.

    Sot ( e enjte) punimet do të fillojnë në orën 16:00, ndërsa do të drejtohen nga dy bashkëkryesuesit e komisionit, Mimoza Kusari-Lila dhe Romeo Franz, të cilët gjithashtu do të mbajnë nga një fjalim hyrës.

    Në vazhdim ligjvënësve me nga një fjalë rasti do t’u drejtohen kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri Elbert Krasniqi, në emër të qeverisë, si dhe shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

    Do të diskutohet gjithashtu lidhur me progresin e arritur në reformat që lidhen me integrimin në BE, të drejtat themelore me fokus te komunitetet jo shumicë, të drejtat e grave dhe dhunën ndaj grave, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për shoqërinë civile dhe mediat, krizën energjetike, kujdesin shëndetësor dhe mjedisin.

    Ndërsa nesër, më 4 nëntor, temë e diskutimit do të jetë dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe bashkëpunimi rajonal.

    Draft agjenda:

    E enjte, 3 nëntor 2022

    16.00 -19.30 Sesioni i parë i Komisionit të 9-të Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë

    1. Miratimi i draft agjendës

    2. Miratimi i procesverbalit nga takimi i 8-të të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë të mbajtur në Strasburg më 9 dhe 10 mars 2022

    3. Fjalimet hyrëse nga znj. Mimoza KUSARI-LILA dhe z. Romeo FRANZ,

    Bashkëkryesuesit e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocim BE-Kosovë, dhe shkëmbim i pikëpamjeve mbi gjendjen e marrëdhënieve BE-Kosovë, me:

    • SH.T.Z Glauk KONJUFCA, Kryetar i Kuvendit,

    • Z. Elbert KRASNIQI, Ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në emër të Qeverisë të Kosovës,

    • Z. Tomáš SZUNYOG, Shef i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, në emër të Përfaqësuesit të Lartë të Unionit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe në emër të Komisionit Evropian

    4. Progresi i arritur në reformat që lidhen me integrimin në BE

    5. Të drejtat themelore me fokus tek komunitetet jo shumicë, të drejtat e grave dhe dhuna ndaj grave

    6. Sundimi i ligjit: lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

    7. Shoqëria civile dhe mediat

    8. Kriza energjetike; kujdesi shëndetësor dhe mjedisi

    E premte, 4 nëntor 2022

    08.30 -11.00 Sesioni i dytë i punës i Komisionit të 9-të Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë

    9. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit; bashkëpunimi rajonal

    10. Miratimi i rekomandimeve

    11. Çështje të tjera

    12. Data dhe vendi i mbledhjes së radhës të KPSA-së


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark