Insajderi
Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit shqiptarit nga Kosova që humbi jetën në Austri

Insajderi
24 February 2026 - 09:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sot i jepet lamtumira e fundit shqiptarit nga Kosova që humbi jetën në Austri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lajmi për vdekjen tragjike të një shqiptari nga Kosova si pasojë e një aksidenti komunikacioni në Austri është raportuar nga Albinfo.ch dy ditë më parë.

Sot më 24 shkurt, atij do t’i jepet lamtumira e fundit.

Bëhet fjalë për të riun me inicialet N.Sh., i cili prej vitesh jetonte dhe vepronte në Zvicër. Ai ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin e trafikut në Austri.

Sipas njoftimeve, ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 24 shkurt, në ora 16:00, në fshatin Herticë të komunës së Podujevës.

I ndjeri lë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël, ndërsa familjarë, miq dhe të afërm do t’i japin sot lamtumirën e fundit në vendlindje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark