Kryesia sot procedon Projektligjin për FSK-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesia sot procedon Projektligjin për FSK-në

    Insajderi
    08 March 2017 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë, në të cilën është paraparë të procedohet si pikë e rendit të ditës Projektligjit nr. 05/L-156 për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Këtë projektligj dje e ka dorëzuar në Kuvend presidenti Hashim Thaçi, për të proceduar me ndryshimet e nevojshme që kanë të bëjnë me ndryshimin e kapaciteteve të FSK-së që ajo të bëhet sa më shpejt ushtri.

    Meqë kjo nuk po arrihet me ndryshime kushtetuese, ashtu siç ishte paraparë, për shkak të kundërshtimit të vazhdueshëm të deputetëve të Listës Serbe, atëherë, përmes këtij projektligji synohet të arrihet qëllimi.

    Emri i FSK-së me këtë projektligj do të mbetet i njëjtë, por vetëm do të rriten kapacitetet e saj.

    Në parim, të gjitha partitë politike e kanë mbështetur nismën e presidentit Thaçi.

    Mbledhja do të sot me fillim prej orës 10:00./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark