×
  • Sport
  • Sport

    Sot luhet pingpong në sheshin Zahir Pajaziti

    Insajderi
    06 April 2016 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, Federata e PingPongut të Kosovës do të festoj këtë ditë, ku në sheshin “Zahir Pajaziti” qytetarët do të kenë mundësinë të argëtohen duke luajtur pingpong me lojtarët profesionistë të Kosovës.

    Trajnerët do të kenë mundësi që të zbulojnë talentet potencial, e po ashtu edhe të interesuarit mund të lidhen me klube të ndryshme.

    Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kishte vendosur që më 6 prill ta miratonte si ‘Ditën Ndërkombëtare të Sportit’ për hir të paqes dhe zhvillimit.

    Rezoluta përkatëse u miratua në seancën plenare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me 26 Gusht të vitit 2013.

    Kosova është në mesin e 70 shteteve të cilat kanë regjistruar zyrtarisht manifestimet në Federatën Botërore të Pingpongut./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark