Sot mbahet mbledhje për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mbahet mbledhje për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës

    Insajderi
    27 February 2024 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Komunës së Prishtinës sot mban mbledhje të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës – shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit, Pëllumb Bajçinovci.

    Këshilltarët komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje me mbështetje të këshilltarëve të AAK-së, një këshilltari të AKR-së dhe një këshilltari të pavarur, kanë iniciuar mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Prishtinës për të shkarkuar me të vetmen pikë kryesuesin e Kuvendit.

    Shefi i këshilltarëve të LVV-së, Gëzim Sveçla, ditë më parë ka thënë se subjekti i tij politik kërkon shkarkimin e kryesuesit.

    Inicimi për shkarkim të kryesuesit ka ardhur pas prishjes së koalicionit LDK-PDK në nivelin ekzekutiv, duke e lënë në pushtet LDK-në, që tashmë është pakicë në Kuvendin e Komunës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark