Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e radhës të përbashkët sot në Prishtinë.
Mbledhja do të mbahet në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, të cilën të enjten gjatë ditës kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka vizituar për të parë nëse gjithçka është gati për të pritur homologët nga Shqipëria.
Në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen shtatë marrëveshje mes dy qeverive.
Mbledhja pritet të fillojë në orën 11:20.
Në orën 13:00, parashihet dreka ndërmjet kabineteve, ku pjesëmarrës janë kryeministrat, ministrat, dhe delegacioni përkrahës prej 7 anëtarëve, ambasadorë, sekretarë dhe këshilltarë./Insajderi.com