Sot mblidhet komiteti për vlerësimin e situatës me COVID-19 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mblidhet komiteti për vlerësimin e situatës me COVID-19

    Insajderi
    12 March 2021 - 07:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 do të mblidhet sot.

    Takimi i komitetit do të mbahet në ora 09:00 në Qeverinë e Kosovës, kështu ka njoftuar Minsitria e Shëndetësisë.

    Në takimin ku do të diskutohet për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 do të jetë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti.

    Gjatë së enjtes kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti pas pati një takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë Armend Zemaj dhe drejtorin e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku u tha se do të mbesin në fuqi masat e njëjta antiCOVID-19.

    Ndërkohë që në vend, të enjten IKShPK- njoftoi për 8 raste të vdekjes dhe 632 raste të reja pozitive me COVID-19.

    Virusi korona i mori jetën edhe një 16 vjeçari nga Komuna e Vitisë, e të i cilin rast e konfirmoi për KosovaPress të enjte, drejtori i Spitali Rajonal të Gjilanit, Nistret Hajrullahu. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark